Lajme

Deputeti Selmanaj i AAK’së del pozitiv me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 11 July 2020

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se është infektuar me Covid-19.

Selmanaj brenda 10 ditëve është testuar dy herë, ku në herën e dytë ka dalë pozitiv.

Ai gjithashtu tha se para pak orëve ka shkruar se ka dalë negativ, megjithatë ishte vetëm një keqkuptim.

-Advertisement-

“Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut! Para pak qasteve më thirren nga Instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv! Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë”, ka shkruar Selmanaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera