Deputeti rus kërcënon Finlandën: Nëse hyni në NATO, jeni caku i rradhë

Autori: Gazeta inFokus
18:41 | 07 April 2022
Një ligjvënës rus ka paralajmëruar Finlandën se do të përballet me pasoja serioze nëse ajo i bashkohet NATO-s, duke thënë se anëtarësimi do ta bënte atë një ‘cak’ valid dhe do të siguronte shkatërrimin e vendit, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.
Shteti skandinav ka rritur përpjekjet për t’u bërë anëtar i NATO-s, me Ministrin e Jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto, që tha se pozicioni i shtetit të tij do të qartësohet në javët e ardhshme.
Por ligjvënësi Vladimir Dzhabarov nga Shtëpia e Lartë e Rusisë tha se anëtarsimi në aleancë do të “ishte tragjedi e tmerrshme”, me kërcënimet e ngjashme të agresionit në Ukrainë.
“Nëse lidershipi i Finlandës vendos për një gjë të tillë, ai do të ishte një gabim strategjik”, tha ai.
“Finlanda që është zhvilluar me sukses gjatë tërë këtyre viteve falë lidhjeve ekonomike dhe tregtare me Rusinë, do të bëhej caku i radhës. Unë mendoj se kjo do të ishte një tragjedi e tmerrshme për të gjithë popullin e Finlandës”, shtoi ai.
Paralajmërimet e tij erdhën pasi ministri Haavisto tha sot se vendet anëtare të NATO-s kanë ofruar ndihmën e tyre për të siguruar procesin e aplikimit.
Mbështetja për Finlandën për t’u anëtarësuar në NATO është rritur që kur fqinji i saj, Rusia, pushtoi Ukrainën.

Të tjera
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...
-
Drashkoviq me akuza ndaj Vuçiqit: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
Ish-politikani serb dhe ish-ministri i Jashtëm, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar ...