Lajme

Deputeti i PDK-së: Seanca të premten e ardhshme, PAN i ka votat

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 20 July 2017

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka thënë vendosur se koalicioni më i madh, PDK-AAK-Nisma (PAN), i ka votat për ta formuar qeverinë e re.

“Votat janë, atë po e heqim prej diskutimit të ditës. Sigurt 100% votat janë”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Haxhiu më tej, ka thënë se qeveria e ardhshme do të ketë pak numra, por do të bëjë punë shumë.

-Advertisement-

Ndërkohë, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të formohet qeveria.
“Javën e ardhshme besoj që përfundon edhe konstituimi i kuvendit edhe votimi i qeverisë, po besoj brenda një dite, nuk ka nevojë të zgjasë më shumë”, ka potencuar Haxhiu.

Megjithëkëtë, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë se deputetët e koalicionit LAA nuk do të bashkëpunojnë assesi me PAN-in.

“Mendoj që janë duke i paragjykuar deputetët, pasi ata kanë mandat politik dhe qytetar. Sa i përket LDK-së ne e kemi qëndrimin e qartë, jo vetëm deputetët e LDK-së, por edhe të AKR-së dhe Alternativës janë duke punuar bashkë dhe po përgatiten për konstituimin e Kuvendit”, ka deklaruar Haziri.

Pos LDK-së, edhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje tash e disa herë kanë mohuar se depuetët e këtij subjekti do t’i bashkohen koalicionit PAN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera