Lajme

Deputeti i PDK-së: Isë e kuptoj frustrimin tënd, mos i fryej zjarrit se digjesh vetë!

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 06 May 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Shukri Buja i cili njëherit është edhe njëri prej deputetëve të koalicionit i cili ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, thotë se Mustafa duhet ta kuptojë seioriziteti e situatës.

E kuptoj shqetsimin dhe frustrimin e zotit Mustafa i cili duhet ta kuptoj seriozitetin e situatës dhe të veproj i matur duke u ulur me partnerët e koalicionit për të shqyrtuar gjendjen e krijuar me fajin dhe neglizhencën e tij ! E jo t’i fryej zjarrit i cili e djege vetë atë” tha Buja në një pronocim për GazetaBlic.

-Advertisement-

Kjo deklaratë e Bujës ka ardhur pasi që Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka komentuar edhe mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë që ai e drejton, inciativë kjo e partive opozitare të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Mustafa, thotë se ka pasur pritje që në përmbajte të mocionit të paraqitet puna e keqe e qeverisë apo mos realizimi i premtimeve të tyre, e jo vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat, sipas Mustafës “asnjë vendim dhe anëtar i kësaj Qeverie s’ka të bëjë.”

Më tej ai ka theksuar se asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkisin 30 milion euro nga Telekomi i Kosovës.

“Ata që ia bënë shtetit faturën e pasaportave mbi 5 milion euro apo ata që shpresojnë se do ta plaçkisin shtetin edhe përmes Axosit, nëse kjo Qeveri bie”, ka shkruar Mustafa përmes një postimi në faqen e tij zyratare në rrjetin social Facebook.

Seanca parlamentare për mocionin është caktuar për të mërkuren e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera