Lajme

Deputeti lë djalin e sëmurë në spital për seancën e Demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 21 March 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e minoriteteve, Hetem Arifi ka lënë djalin e sëmurë për të marrë pjesë në seancën për Demarkacionin , transmeton Infokusi.com

Arifi ka anuluar udhëtimin për në Dusseldorf, ku djali i tij është duke u trajtuar,  për të qenë pjesë e seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të bëhet votimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Unë kam vendosur të jem besnik ndaj votuesve të mi, kam vendosur të anuloj  udhëtimin tim ,edhe pse birin tim e dua shumë dhe i dëshiroj shërim, por qytetarët e Kosovës, lëvizja e lirë e tyre dhe proceset e Kosovës janë më të rëndësishme. Demarkacioni dua të votoj PRO që Kosovës të i hapen rrugë drejt liberalizimit vizave.”, ka thënë Arifi.

-Advertisement-

Seanca e Kuvendit të  Kosovës ka filluar rreth 8 orë më parë ndërsa ende nuk është hedhur në votim kjo marrëveshje pasi deputetë të VV-së kanë pamundësuar duke hedhur gaz lotsjellës në sallë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera