Lajme

Deputeti i LDK’së kundërshton Veselin: S’mund të votohet demarkacioni para mocionit

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 09 May 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi thotë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi nuk mund të procedohet në Kuvend para mocionit të opozitës, të caktuar më parë për në orën 10: të ditës së nesërme. E gjithë kjo për shkak të afateve ligjore për mocionin.

“Mocioni i mosbesimit eshte i caktuar sipas afateve kushtetuese per neser ne ora 10, nuk ka kohe per Demarkacionin para Mocionit. Nuk ka mundesi shtyerje sepse neser ne mesnate skadon afati per Mocionin”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas bisedës telefonike me me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, tha se Demarkacioni do të procedohet në Kuvend para mocionit të iniciuar nga opozita.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera