Lajme

Deputeti Korab Sejdiu e quan arrogant Kryeministrin Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 02 October 2017

Ish deputeti i AKR-së, tashmë deputet i pavaruar në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, tha se opozita nuk mund të jetë konstruktive përderisa kryeministri bën veprime dekonstruktive. Ai tha se kryeminsitri tregoi një arrogancë të pashoq kur e tërhoqi kabinetin e tij qeveritar nga seanca e sotme.

“Dita e sotit u fillu me një kërkesë që opozita të jetë konstruktive. Nuk e di pse kërkohët kurse kryeministri bëri një veprim dekonstruktiv, tregoi një arrogancë të pashoq, kur e tërheqi kabinetin qeveritar nga Kuvendi”- tha Sejdiu gjatë fjalimit në seancë.

Tutje ai tha se nëse qeveria do të ishte e pranishme në Kuvend do të ja bënte disa pyetje si:

-Advertisement-

Ku është qasja gjithëpërfshirëse për një reformë të thellë të drejtësisë?

Sa buxhet planifikoni të ndani për sektorët e drejtësisë?

Si do ti eleminoni pritjet disa vjeçare për mu zgjidh një lëndë?

Ku është mbikëqyrja dhe llogaridhënia?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera