Lajme

Deputeti i VV’së: Qasja e Lajçakut e ka dëmtuar procesin e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 12 June 2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka deklaruar se qasja e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e ka dëmtuar procesin e dialogut.

Kjo sepse sipas Rrustemit, emisari i BE-së, është fokusuar vetëm te çështja e themelimit të Asociacionit.

Madje ai tha se Lajçak ka një masë të përgjegjësisë për situatën e krijuar në dialog.

-Advertisement-

“Unë kam vërejtje edhe për ndërmjetësuesit unë mendoj se Lajçak ka një masë të përgjegjësisë për situatën e krijuar. Në aspektin që gjithë planin e veprimit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit respektivisht të Ohrit, e ka fokusuar te çështja e Asociacionit. Qasja e Lajçak duke u fokusu vetëm te Asociacioni gjatë këtyre javëve e muajve, unë konsideroj që e ka dëmtu procesin e dialogut, sepse zoti Lajçak e ka përgjegjësinë e ndërmjetësuesit dhe do të garantohej që po zbatohet komplet marrëveshja, e secilës pikë e marrëveshjes, dhe krijon konditat për zbatim të secilës pikë të marrëveshjes”, tha Rrustemi në Tëvë1.

Teksa theksoi se “insistimi vetëm në çështjen e Asociacionit ka qenë i gabueshëm, dhe kjo e ka nxitë të themi edhe Serbinë për sjellje të tilla e paralajmërime që nuk e njeh këtë marrëveshje, nuk do ta zbatoj në tërësi, do të zbatoj këtë pikë madje edhe për lobim kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

Ndryshe Lajçak për vizitën e fundit në Prishtinë e Beograd pas tensionimit të situatës në veri tha se ka shpresuar më shumë. Por që, për gjithçka ai tha se do t’iu raportojë vendeve të Bashkimit Evropian

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera