Lajme

Deputeti i VV’së: Driton Selmanaj s’meriton të jetë as qytetar i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 19 November 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajt.

Kur gazetari Parim Olluri në emisionin “Pressing” në T7 ka thënë se “Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre”, Selmanaj ia ka kthyer duke thënë ” “Jemi lodhur me këso gjëra” .

“Driton Selmanaj pas deklaratës së sotme në T7, nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës. Lëre më zv.Kryeministër. Kaloi çdo kufi të arsyjes”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

-Advertisement-

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera