Lajme

Deputeti i VV-së: Zgjidhni dyshen Kurti – Vitia ose katastrofë humanitare që as NATO nuk na shpëton

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 06 August 2020

Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

E deputeti i VV-së, Fitim Uka, po thotë që tash është koha për të zgjedhur ose dyshen Kurti – Vitia për të dalë nga kriza e shumëfishtë ose një krizë humantiare, për të cilën thotë se as NATO nuk mund të na shpëtoj, shkruan gazeta Infokus.

“Qeverinë Kurti e rrëzuan teksa ishte shembull në menaxhimin e pandemisë për gjithë botën. Qeveria koti nga dështimi me menaxhimin e pandemisë po na shpie në katastrofë humanitare.

-Advertisement-

Sot, është koha të përcaktoheni: rikthimi i dyshes Kurti-Vitia për të dalë nga kriza e shumëfishtë, apo katastrofa humanitare nga e cila tash as NATO-ja s’na shpëton dot?

Zgjedhni mes shpëtimit dhe humnerës”, ka shkruar Uka./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera