Lajme

Deputeti i VV-së për këshilltarin në Ministrinë e Donika Gërvallës: Është rrenë, nuk e ka pagën 7 mijë e 500 euro

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 24 November 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka komentuar raportimet e fundit në media rreth pagës që merr këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gani Jakupi.

Siç kanë raportuar mediat, Jakupi paguhet 90 mijë euro në vit nga taksapaguesit e Kosovës. E për këtë, Dugolli thotë se bëhet fjalë për një projekt të MPJD-së, e që shuma e të njëjtit është 90 mijë euro.

Teksa theksoi se Jakupin “nuk e njeh as kush është”.

-Advertisement-

“Bëhet fjalë për një projekt të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e që është rreth 90 mijë euro, por projekti është 90 mijë euro. E për cilin projekt më pastaj, janë qiraja, meditjet, është paga, janë shërbimet…për të qenë real unë nuk e njoh as kush është, së pari herë po ja nij zanin. Por e vërteta është që është projekt, është një projekt për të cilin na lidh një kontratë”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Deputeti Dugolli u shpreh se “është rrenë” që Jakupi e ka pagën 7 mijë e 500 euro, teksa potencoi se MPJD-ja do të dalë shumë shpejt me një sqarim.

Sipas raportimeve, 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Në media u raportua se Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.

Një informacion i tillë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale nga liderë politikë, opozitarë dhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera