Lajme

Deputeti i VV-së: Është koha të fillojmë punën për largimin e vizave edhe me ShBA-në

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 11 January 2024

Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, ka reaguar pas vendimit të Emirateve të Bashkuara Arabe që Kosovës të ia heqin vizat.

Sipas tij, Kosova po hapet gjithnjë e më shumë ndaj botes.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gjushinca ka shkruar se tani është koha që të fillohet puna për largimin e regjimit të vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

“Hapësira e lëvizjes dhe e shkëmbimeve për shtetasit e Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë. Pas liberalizimit të vizave me zonën Schengen, tash do të lëvizim lirshëm edhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, gjë që besoj se do të pasohet së shpejti edhe nga vendet tjera të rajonit të gjirit-GCC. Në anën tjetër, është koha që të fillojmë punën e bisedat për largimin e regjimit të vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke u bërë pjesë e programit “Visa Waiver Program”, sikur bëri Kroacia dy vite më parë. Do t’jet rrugë e gjatë, por jo e pa arritshme!”, ka shkruar Gjushinca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera