Lajme

Deputeti i VV-së: Big Brother, jashtëzakonisht i rrezikshëm për shoqërinë tonë

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 10 January 2023

Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka kritikuar përmbajtjen e emisioneve nëpër televizionet në Kosovë, me theks të veçantë, Big Brother VIP.

Korenica madje e ka quajtur Big Brother-in, emision jashtëzakonisht të rrezikshëm për shoqërinë kosovare.

Teksa Korenica tha se në Kosovë mungojnë emisionet edukative e arsimore.

-Advertisement-

“Si shoqëri jemi përgjegjës për çdo lloj vepre që krijojmë. Emisionet si Big Brother për mua janë jashtëzakonisht emisione të rrezikshme. Sepse liria është tejet e madhe e shprehjes së lloj-lloj veprimi që mund të ndikojë në shoqërinë tonë. Në televizionet tona mungojnë emisione që merren me teknologji informative, ka po prodhohet në Kosovë, çfarë kuadro po prodhohet? Rinia jonë nuk sheh asgjë. Përparimet e shoqnisë tonë duhet të dalin në pah në televizionet tona, sesa emisionet që unë kam rezerva ndaj tyre. Shoqëria jonë të ketë sa më pak lajme toksike”, tha tutje deputeti, Korenica në Prime Time.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera