Deputeti i VV, Muja: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në KiE
Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 29 April 2024
Formimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu u tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për çka partia në pushtet potencoi se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit. PDK e LDK nuk kanë komentuar një gjë të tillë, duke thënë se i takon qeverisë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se nuk do ta dërgojnë draft-statutin e Asociacionit, në këmbim të anëtarësimit në KiE.
“Është e rëndësishme që vende si Serbia mos të kenë veto mbi të ardhmen demokratike të të gjitha vendeve në rajon, përfshirë edhe të Kosovës. Unë besoj që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe me datën 17, siç është lajmëruar votimi, ne duhet të besojmë që Kosova do të jetë anëtare e re e Këshillit të Evropës…. Përgjigja është jo (për dërgimin në Kushtetuese)”,u shpreh Muja.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se votimi i raportit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk ka asnjë parakusht.
“Ne si delegacion i Kosovës në Këshillin e Evropës kemi kryer punën tonë dhe konkluzioni ka qenë raporti që është votuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili nuk ka asnjë parakusht”, tha ai.
Sa i përket draft-statutit të Asociacionit, tha se nuk dëshirojnë të përfshihen në këtë temë.
Lidhur me këtë nuk kanë shprehur qëndrimin as PDK-ja, ku deputetja Blerta Deliu Kodra tha se i takon qeverisë.
“Çështja e dorëzimit apo mos dorëzimit të draftit të asociacionit të qeverisë, nuk është çështje e opozitës, është çështje e Qeverisë së Kosovës. Qeveria duhet të jetë e përgjegjshme karshi nevojës për t’i dhënë epilog edhe zhvillimeve të cilat do t’i kemi së shpejti në Këshillin e Evropës. Mendoj që stadet e kaluara kanë dëshmuar një nivel të mirë të kalimit të Kosovës në këto stade. Megjithatë, mbetet të shihet javës në vazhdim se cili do të jetë pozicioni i Kosovës dhe nëse qeveria me angazhimin apo mos angazhimin e saj do ta arrijë që Kosova të jetë anëtare në Këshillin e Evropës”, tha ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Raporti i raportueses për Kosovën e saktëson shumë saktë që Kosova i ka përmbush kushtet dhe ftesën duhet të marrë me 16 apo 17 maj. Unë jam pjesë e delegacionit, votimi ka ndodhë, 131 deputetë kanë votuar për dhe unë mendoj që Kosova e meriton të ketë ftesën për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. Asociacioni në raport nuk është kusht, ajo i lihet në diskrecion komitetit të ministrave. Qeveria duhet të ketë shumë kujdes, që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e integrimit euroatlantik. Do të thotë është hap natyral para anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në BE. Qeveria duhet të komunikojë, ne si opozitë nuk kemi komunikime, unë kam komunikime me deputetë të grupeve politike, mirëpo nuk e di saktë përveç faktit që e shoh që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë”, deklaroi ai.
Sipas tij, Kosova nuk duhet ta hup shansin për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. Më tej, theksoi se krerët e shtetit e kanë pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të tjera
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak pas ndërhyrjes kirurgjikale
Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është në “gjendje shumë të rëndë”, por ...
-
Rama i publikon fotografitë nga Samiti në Kotorr
Në Kotorr të Malit të Zi është duke u mbajtur takimi dyditor i Udhëheqësve Ra...
-
Maqedonci nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut: Kjo marrëveshje do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se së bashku me minist...