Deputeti i Vetëvendosjes: Aktakuzën nuk e përgatiti vet Blerim Isufaj
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 21 September 2024
Disa ditë pasi Kryeparlamentari Glauk Konjufca lavdëroi Prokurorinë Speciale për aktakuzën lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se kanë goditur në shenjë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se aktakuza nuk është përgatitur nga Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, por se me siguri kanë ndihmuar shtetet partnere.
Reagimin e ka bërë pasi kjo prokurori ka intervistuar dje Koordinatoren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin, gjë për të cilën ai goditi Isufajn.
Aktakuzën për Banjskën, Abrashi e ka quajtur “super të vonuar”.
“A e ka bë Prokuroria Speciale një aktakuzë SUPER TË VONUAR ndaj aktit terrorist në Banjskë, të kryesuar nga Radojçiqi? Tash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin”, ka shkruar Abrashi.
Ndryshe, Konjufca të hënën ka deklaruar se me këtë aktakuzë Prokuroria ka goditur në shenjë. Javën që shkoi i kritikoi ata duke e përmendur vonesën për ngritjen e aktakuzës.
“Në kuptimin profesional s’më lejohet të flasë se s’jam i fushës dhe se përfaqësojë gjyqësinë, por Parlamentin e Kosovës por nga kuptimi politik është aktakuzë që mendoj se për nga definicioni i çështjeve që i ka ngritur ka goditur në shenjë. Synimi i grupit terrorist ka qenë aneksimi i një pjese të Kosovës, me këtë pretendim ka pas edhe njerëz që kanë bërë shaka, por kjo s’është shaka është e vërtetë”, ka thënë Konjufca.
Tutje, ai ka folur për segmente të caktuara të aktakuzës duke i veçuar tri.
“Grupi terrorist ka pas mbështetje të plotë të Serbisë. Pra e para aneksimi, e dyta qëndrimi prapa i Serbisë dhe e treta e katërta janë tentimi për të shkatërruar rendin kushtetues. Aty ishte shumë mirë e argumentuar aspekti i kriminalitetit shumë të madh financiar që ka bërë ky grup terrorist duke shpërndarë para dhe duke vendosur këto para e keqpërdorime të tenderëve për funksionalizimin e këtij grupi terrorist” ka thënë ai.
Por, përsëri ka përmendur vonesat në përpilimin e aktakuzës duke kërkuar që të mos ketë “ngadalësim”.
“Mendoj se tash çka nevojitet është të mos kemi atë ngadalësimin që e pamë në përpilimin e aktakuzës, të mos e kemi edhe në zhvillimin e procedurave gjyqësore duke qenë se të pandehurit posedonin dokumente të shëndetësisë së Kosovës”, ka shtuar Konjufca.
Ditën që ishte ngritur aktakuzë, Konjufca kishte komentuar duke thënë “më mirë vonë se kurrë”.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për këtë sulmi. I akuzuari kryesor është Milan Radojiciqi.
Ndryshe, prokurori i rastit Banjska, Naim Abazi, kishte deklaruar se aktakuza është e fuqishme dhe se në hetime janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombetare për zbatimin e ligjit.
Ai kishte thënë se hetimet për këtë rast kanë qenë më komplekset që ka kryer ndonjëherë kjo prokurori.
“Ky rast përfshinë ngritjen e aktakuzës kundër një grupi të strukturuar kriminal i përbërë prej 45 personave, të cilët dyshohen për kryerjen penale që lidhen me veprat kundër rendit kushtetues juridik dhe terrorizmin. Hetimet për këtë rast kanë qenë ndër hetimet më komplekse që ka pasur ndonjëherë kjo prokurori dhe ky proces ka kërkuar hetim intensive ku janë përfshirë agjencitë më të mira kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatim të ligjit”, deklaroi Abazi.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...