Lajme

Deputeti i LDK-së bën thirrje për ndërprerjen e kontratës së KEDS-it: Nuk po kryen obligimet ndaj klientëve

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 22 November 2020

Deputeti nga rradhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka kërkuar t’i ndërprehet kontrata KEDS-it.

Kjo vjen si pasojë se KEDS ka lënë Prishtinën dhe qytete e rajone tjera me ditë të tëra pa rrymë.

Avdyli thotë se kontrata me të duhet të shqyrtohet nëse nuk kryhen obligimet ndaj klientëve

-Advertisement-

“Nuk janë vetëm mbledhja e pagesave obligim i tyre por edhe furnizimi i rregulltë”, shkruan Avdyli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nëse qytetari vonon në kryerjen obligimeve ndaj KEDS, atij i ndërprehet rryma. Por nëse KEDS lë pa rrymë Prishtinën, qytete e rajone ,me ditë të tëra pa rrymë ose me rrymë të dobët, ateherë shteti duhet me ia ndërpre kontratën me KEDS. E kam thënë edhe në 2017 në Parlament e përsëris edhe tash. Kontrata e faljes së KEDS duhet të shqyrtohet nëse ata nuk kryejnë obligimet ndaj klientëve. Nuk janë vetëm mbledhja e pagesave obligim i tyre por edhe furnizimi i rregulltë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera