Lajme

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se nuk ka ekip profesional, përvojë dhe nuk di të krijojë e të implementojë strategji, raporton Gazeta Online Reporteri.net. Në një postim në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka thënë se Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jokompetentë dhe të padijshëm, teksa ka shtuar se me gjasë edhe vetë ai është i tillë. “Për të dhënë rezultate duhet kombinimi i këtyre 4 faktorëve: Ekip, përvojë, strategji dhe fonde. LEXO EDHE: Nënshkruhet memorandumi për rindërtimin e 114 zonave kadastrale për 32 komuna të Kosovës Dy kosovarë të arrestuar për thyerjen e bankomatit në Zvicër Krasniqi pret në takim deputetin kanadez që është dhëndër i Kosovës, diskutojnë për mundësitë e fuqizimit të raporteve Për fat të keq të Kosovës, tri të parat nuk i ka kjo qeveri sepse Kryeministri Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jo kompetent dhe të padijshëm. Kur njeriu e rrethon vetën me njerëz të tillë, me shumë gjasë edhe vet është i tillë. Shumica e ministrave të këtij kabineti, vijnë pas dështimit të madh 8 vjeçar në menagjimin e Komunës së Prishtinës. Kjo padituni ka pasoja të mëdha dhe do t’i kushtoj shumë Kosovës!”, shkroi ai.

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 17 July 2024

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se kanë nënshkruar memorandumin për rindërtimin e 114 zonave kadastrale për 32 komuna të Kosovës.

“Pas miratimit të Ligjit për Kadastër, si dhe pas hartimit dhe nënshkrimit të një sërë pakoje të udhëzimeve administrative, sot kemi hapur një etapë të re për rindërtimin e kadastrit, rrjedhimisht rregullimin e sistemit të adresave, si dhe ndërlidhjes së sistemit të adresave për të gjithë qytetarët”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se këto projekte janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë dhe do të mund të realizohen në bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit qendror, ministrisë, komunave, Agjencisë Kadastrale dhe të gjitha drejtorive që kanë të bëjnë me pronat.

-Advertisement-

“Njëherësh përmes projektit të RK-së do të inçizohen edhe objektet pa leje, të cilat do t’i kursejnë qytetarëve një shumë të majme për matjet gjeodezike të tyre, e po ashtu lehtësojë legalizimin e objekteve. Tashmë, jemi angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale të cilat do të përfshijnë 114 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat e vendit”, ka thënë ministri Aliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera