Lajme

Deputeti i AAK-së për Kurtin: Mashtruesi në ikje

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 01 April 2020

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur mashtrues në ikje, kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, shkruan gazeta inFokus.

Lekaj e pyet Kurtin se sip o ndodh që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të shëndrrohet në reciprocitet të certfikiatafave fitosanitare.

“Mashtruesi në ikje mbrëmë pa fije turpi na tha se paska vendosur reciprocitet me Serbinë. Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të çertifikatave fitosanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumentave të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave?”, shkruan Lekaj.

-Advertisement-

Ai ka publikuar edhe një video të Kurtit ku sipas Lekaj ai flet për reciprocitetin e plotë që tani është vetëm një gërmadhë mashtruese e tij.

“Këtu po ju bashkangjes me zë dhe figurë ish kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij”, kla shkruar Lekaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera