Lajme

Deputeti Hyseni pjesëmarrës në Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës, flet për misionin e NATO-s në rajon

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 07 June 2022

Komisioni për Ekonomi dhe Siguri i Asamblesë Parlamentare të NATO-s sot filloi takimet e punës në kuadër të vizitës zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.

Takimet po mbahen në Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës, në të cilat po diskutohet për marrëdheniet e Bosnjë e Hercegovinës dhe vendeve te Ballkanit Perendimor mes vete dhe me BE-në e SHBA-të, ndikimet e luftës se Rusisë ne Ukrainë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në vendet e Ballkanit Perendimor, roli i misioneve të NATO-s dhe EUFOR-it për Bosnjë e Hercegovinën dhe për rajonin, ekonominë, energjinë dhe sfidat e mjedisit, kostoja e korrupcionit ne regjion dhe sfidat e migrimit.

-Advertisement-

Të ftuar për pjesëmarrje në këto takime janë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Përendimor të lidhura me temat e diskutimit. Pjesëmarrës janë edhe përfaqësuesit e Rumanisë, Bullgarisë, Letonisë, Turqisë, Spanjës, Francës, Belgjikës, Holandës, Italisë e Portugalisë

Driton Hyseni mori fjalën në panelin ku prezantoi edhe Gjeneralja Amerikane Pamela MCGaha, komandante e qendrës së NATO-s në Sarajevë, ne të cilin u diskutua rreth përmbushjes së standardeve të NATO-s, hapave dhe mbështetjes që Aleanca jep për vendet aspirante.

Hyseni trajtoi çështjen e nevojës për zgjerimin e aleancës, sidomos pas zhvillimeve të fundit që po cenojnë sigurinë dhe ekonominë në shkallë globale, si dhe për aspiratën e Kosovës për integrim dhe qëndrimin e vendosur të Institucioneve të vendit karshi agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, të Parlamentit me Rezolutë e të Qeverisë me masa konkrete, duke promovuar vlerat e Kosovës krahas aleatëve tanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera