Lajme

Deputeti grek: Shqipëria po bën çdo gjë që të mos hyjë në BE!

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 28 July 2017

Të tjera reagime kanë ardhur në drejtim të autoriteteve shqiptare, nga pala greke pas prishjes së disa ndërtesave të cilësuara nga këta të fundit si “prona të popullsisë greke. Deputeti grek i partisë “Demokracia e Re” Stefanos Gikas tha se:  Autoritetet shqiptare po shkelin të gjitha konceptet ligjore

“Kam frikë se qeveria shqiptare duke shkatërruar pronat që i përkasin minoritetit grek pa pritur edhe vendimet e gjykatës, nuk e kupton seriozitetin e veprimeve të saj, që kanë të bëjnë kryesisht me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Siç e dimë, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, e përcaktuar dhe nga Këshilli i Ministrave të BE-së, është kusht thelbësor për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë”, ka thënë ai.

Deputeti grek thekson gjithashtu se me këto veprime, qeveria shqiptare duket se po bën çdo gjë që të mos anëtarësohet në BE.

-Advertisement-

“Për fat të keq, ditët e fundit autoritetet shqiptare kanë prishur në Dhërmi prona që i përkasin anëtarëve të minoritetit grek. Këto veprime duhet të marrin përgjigje nga pala greke, sigurisht edhe nga Bashkimi Europian. Përfundimisht Shqipëria po bën çfarë të mundet që të mos hyjë në BE”, shprehet deputeti grek Stefanos Gkikas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera