Lajme

Deputeti gjerman Schwarz: Vuçiqi t’i lirojë menjëherë 3 policët e rrëmbyer

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 17 June 2023

Deputeti i Bundestagut, Andreas Schwarz, ka thënë se presdienti i Serbisë, Aleksander Vucic duhet që menjëherë të organizojë lirimin e tre policëve të rrëmbyer në Kosovës.

Schwarz ka shkruar se kjo duhet të bëhet në mënyr që të de-përshkallëzohet situate.

Ai përveç këasj ka thënë se situata e sigurisë në Veri të Republikës së Kosovës është shqetësuese derisa shton se KFOR-I është në veprim, përfshirë edhe ushtarët gjermanë.

-Advertisement-

“Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë në veprim, duke përfshirë Bundeswehr-in tonë! Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer të Kosovë në mënyrë që të de-përshkallëzojë situatën”, ka shkruar Schwarz.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera