Deputeti gjerman ia kujton Serbisë sulmin terrorist në Banjskë, kërkon përgjegjësi
Autori: Gazeta inFokus 07:20 | 24 October 2024
Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, kërkon që përgjegjësit e sulmit të 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit të dalin para drejtësisë. Ai thotë se pikërisht për këtë çështje së bashku me një delegacion gjerman do të flasin me Aleksandar Vuçiqin në Beograd.
Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, kërkon përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku edhe mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi – Afrim Bunjaku.
Hacker thotë se për këtë çështje së bashku më një delegacion gjerman do ta diskutojnë në Beograd kur ta takojnë të parin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Diplomati gjerman vlerëson si të papranueshëm faktin që autorët e atij sulmi nuk po përballen me drejtësinë.
Tutje ai thotë se është pak e besueshme që presidenti i Serbisë nuk ka ditur asgjë për atë operacion.
“Delegacioni ynë do të flas për këtë çështje kur do të udhëtojmë për në Beograd. Fatmirësisht sulmi në Banjska nuk ishte edhe aq shpërthyes sa ishte menduar në fillim sepse kosovarët e menaxhuan mirë situatën. Pas asaj çfarë ndodhi në Banjska, presidenti Vuçiq premtoi se do t’i ndjek ata që ishin përgjegjës. Njëri nga përgjegjësit mbajti një natë burg dhe doli pastaj. Ne e kemi përsëritur vazhdimisht se Serbia duhet ta hetoj këtë rast edhe nëse këtu ka përfshirje të njerëzve të afërt më partinë e Vuçiqit. Është me të vërtetë e vështirë të besohet nga jashtë që ai nuk ka ditur asgjë për sulmin në Banjska duke pasur parasysh fuqinë dhe kontrollin që Vuçiq ka në Serbi”, tha Hacker për tevë1.
Deputeti i Bundestagut gjerman, kërkon një dinamikë të re edhe në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai shprehet kritik për formën se si e ka ndërmjetësuar deri më tani këtë proces diplomati sllovak, Miroslav Lajçak
Të tjera
-
Vidhet vetura nga një punëtori në Graçanicë
Një person ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte në punëtori. ...
-
Dialogu, takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
Takimi i radhës Kosovë-Serbi mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhj...
-
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Deputeti gjerman: Serbia nuk luan dot me Kosovën, bisedime të reja pas zgjedhjeve
Nisja e punës së Komisionit të zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpej...
-
Hoxhaj sot nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, sot pritet t’i jepet titulli “Doctor H...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
U vendosën në mënyrë të fshehtë. Por Policia e Kosovës, për tre ditë radha...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Sot nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një...
-
“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Di...
-
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojmë shpifjet e Faton Pecit
Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin, sot do të mbajnë konfer...
-
Ekspertët: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Deputeti i GUXO-s: Sjellja e Faton Pecit ka qenë rrënuese për partinë GUXO
Deputeti Burim Meta në “Reel Talk” tha se Faton Peci, i cili është kryetar i ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...