Lajme

Deputeti Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar për ta degraduar UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 27 July 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë arma me mbishkrimin e UÇK-së e cila është gjendur pranë trupit të Faton Hajrizit është improvizim nga Serbia.

Sipas tij, Serbia ka mjaftë armë të UÇK-së, të cilat mund t’i kenë edhe në arkivat e tyre. Berisha në Tëvë1, theksoi se krejt kjo po bëhet që të degradohet UÇK -ja

“Ajo është krejt improvzim, Serbia ka nxanë armë të UÇK -së sa dush dhe mund t’i kenë nëpër arkivat e veta dhe ka improvizu për me devalvu situatën se krejt lufta këtu është degradimi i UÇK -së dhe krejt lufta është identifikimi i njerëzve të tillë që në instanca të fundit do të shpallin kriminel, ikje në arrati, me i identifiku me UÇK -në”, u shpreh Berisha.

-Advertisement-

Tutje deputeti i PDK-së, deklaroi se edhe tash po luftohet si në vitin 1998, ku serbët janë munduar që UCK-në ta prezantojnë si oranizatë terrorriste

Sepse ende po luftohet si në vitin 1998 në kohën kur UÇK -në u mundojshin me prezantu si organizatë terrorriste, e me atë intiencë e kanë bo edhe raportin e Dick Martyt

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera