Deputetëve u hiqen privilegjet

Autori: Gazeta inFokus
08:43 | 16 May 2017
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit kanë mbajtur dje mbledhje, me ç’rast kanë përmbyllur mandatin e deputetëve të legjislaturës së pestë, shkruan sot, gazeta Zeri.
Në këtë mbledhje u vendos që deputetëve t’u hiqen privilegjet që kishin, ku përfshiheshin heqja e shpenzimeve për mbushjet e telefonit, për udhëtimet zyrtare, etj.
Përderisa kryeparlamentari Kadri Veseli vlerësoi se në Kuvend ka pasur momente të vështira, përfaqësues të opozitës konsideruan se kjo legjislaturë ka qenë ajo e cila e ka kryer punën më së pari. Sipas tyre opozita ka pasur një numër tejet të vogël të numrave, megjithatë ka kryer punë të madhe.
Veseli pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë ka shprehur dëshirën që sa më shumë gra dhe të rinj të bëhen pjesë e legjislaturës së ardhshme.
“Do të dëshiroja në të ardhmen të shihja në Parlament më shumë gra dhe të rinj, në të njëjtën kohë do të dëshiroja të shihja në Parlament deputetë që kanë më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë”, është shprehur kryeparlamentari në largim.
Ndërkaq deputetja e “Vetëvendosjes”, Aida Dërguti, pas mbledhjes së kryesisë tha se kjo mbledhje ka përfunduar mandatin e deputetëve, duke ua hequr disa privilegje që kishin.
“Siç e dini në fund të mandatit bëhet gjithmonë një mbledhje e kryesisë, e cila përmbyll mandatin e deputetëve duke i hequr disa nga shpenzimet që normalisht i kanë deputetët, siç janë shpenzimet për mbushje të telefonit, anulimin e udhëtimeve zyrtare dhe veprime të tjera të ngjashme që kanë të bëjnë me shpenzimet e mëhershme”, ka deklaruar ajo.
Sipas Dërgutit, në këtë mbledhje nuk ka pasur diçka të veçantë.
Ajo më tej ka vlerësuar se gjatë kësaj legjislature ka pasur një opozitë me shumë pak numra, por shumë aktive.
“Për mendimin tim kemi pasur një Kuvend që ka kryer punën e vet më mirë se çdo legjislaturë tjetër, kemi pasur një opozitë me numra të paktë, por që ka pasur një rol në pengimin e marrjes së vendimeve të cilat janë të dëmshme për interesat e vendit. Pra, nuk ka qenë asnjëherë më e vogël opozita dhe më e dëmshme se në këtë legjislaturë”, ka potencuar ajo, duke shtuar se opozita ka penguar dy vendime të cilat, siç ajo është shprehur, janë në dëm të interesit të vendit.
Ndërkohë ka bërë të ditur se opozita nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket Marrëveshjes së Demarkacionit.
“Përfaqësuesit e opozitës nuk kanë ndryshuar nga qëndrimet e tyre, kemi thënë që opozita nuk është kundër zgjidhjes së Demarkacionit, por aktualisht është kundër kësaj Marrëveshjeje që kemi, e cila është e padrejtë. Ajo që kemi insistuar ne është rishqyrtimi i Marrëveshjes së Demarkacionit, kthimi në pikën zero”, është shprehur Dërguti./ZERI/.

Të tjera
-
Përfundon në pranga kreu i grupit shqiptar të drogës në Itali
Autoritetet e policisë në Pordenone kanë arrestuar atë që dyshohet si drejtue...
-
Viktima dhe shkatërrime nga stuhitë e fuqishme në ShBA
Stuhitë e forta plagosën dhjetra persona, lane të bllokuar dhjetra banorë në ...
-
Ukraina porosit 100 automjete të blinduara nga Polonia
Ukraina ka porositur 100 automjete të blinduara me shumë qëllime Rosomak, të ...
-
Motra e Kim Jong Un akuzon Ukrainën se po kërkon armë bërthamore
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Ukrainën se po k...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Iron Mike”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ushtrimi fushor “Iron Mike”, i cil...
-
Arrestohet një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje
Është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Policia ka b...
-
Gjykata kërkon ekspertizë psikiatrike për Dardan Krivaqën, reagon ashpër familja e Marigona Osmanit
Gjykata Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të dyshuarit kryesor për vrasjen e...
-
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm”
Proces i gjatë gjyqësor pritet nga e hëna në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Ç...
-
Para nisjes së gjyqit, Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës
Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hag...
-
Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Drejtësi për viktimat
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin ...
-
Kontributi i grave shqiptare për vendin vlerësohet shumë i rëndësishëm
Për të dytin vit me radhë është mbajtur tribuna tradicionale “Gruaja, bazamen...
-
Gagica (AAK): Edhe sa jetë duhet humbur që Qeveria ta marrë seriozisht autostradën e Gjilanit?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Gjilan, Nazim Gagica, ...