Lajme

Deputetët thonë se ratifikimi i Demarkacionit nuk ndërlidhet me Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 04 March 2018

Votat e Listës Serbe do të jenë vendimtare për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionin me Malin e Zi.

Serbët janë shprehur të gatshëm ta votojnë këtë marrëveshje kurdo që të shkon në Kuvend, pas zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Serbi.

Disa herë është theksuar se formimi i Asociacionit mund të jetë si kusht për votat e serbëve për Demarkacionin.

-Advertisement-

Një gjë e tillë është mohuar nga deputetët e koalicionit qeverisës, raporton RTV21.

Kurse opozita po thotë se koncesionet e tilla me Listën Serbe do të ishin të dëmshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera