Lajme

Deputetët të martën diskutojnë për armën e gjetur te djali i Shpend Maxhunit

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 20 October 2018

Djali i shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Shpend Maxhuni, Shpetimi është kapur me armë pa leje dhe drogë nga Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 12 të këtij muaji, deri sa po e voziste një veturë e cila është pronë e gjyshit të tij, Enverit. Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së, Ganimete Musliu ka dhënë koment për Gazetën Express për po këtë çështje
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së, Ganimete Musliu, ka thënë për Gazetën Express se për skandalin që u bë publik sot në media, për përfshirjen e djalit të shefit të AKI’së, në kapjen me drogë e armë pa leje, do të diskutohet në mbledhjen e së martës të këtij komisioni.

“Unë për rastin në fjalë jam informuar sot nga mediat dhe nuk mund të deklarohem pa u informuar në detaje se çka me të vërtetë ka ndodhur”, ka thënë Musliu, derisa tregoi se Komisioni ka mbledhje të martën, dhe do të diskutohet edhe për këtë çështje.

“Edhe ashtu të martën e kemi mbledhjen e rregullt të Komisionit, e tani është e kuptueshme që do të diskutojmë edhe për këtë çështje ku bashke me anëtarët e Komisionit do të trajtojmë rastin dhe çdo gjë që na obligon neve si Komision do t’i përgjigjemi në kohë”, tha deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu.

-Advertisement-

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona. Armë dhe drogë u gjetën në veturën e babait të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, madje i dyshuar është edhe vetë ai.

Gazeta Express ka biseduar me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI’së, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thënë se për këtë do t’ia kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.

Përveç revolës së llojit, “Zastava” tek djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë është gjetur edhe një karikator me fishekë dhe një thikë.

“Me datën 12.10.2018 rreth orës 21:05, njësia policore gjatë patrullimit në fshatin Zllatar, kanë hasur në një veturë Golf IV, me targa 01-8840-IG, ngjyrë e zezë. Gjatë kontrollimit, te personave që ishin në veturë, tek i dyshuari Shpetim Maxhuni dtl. 05.08.1998 kanë gjetur një revole të llojit “Zastava” me nr serik ET-971053, me një karikator dhe katër fishekë cal. 6.35 mm si dhe një thikë POHL-FORCE“, thuhet në një raport policor, të cilin ka arritur të sigurojë “Gazeta Blic”.

Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si i tillë me udhëzim të prokurorisë kujdestare në procedurë të rregullt.

Edhe zv.kryeprokurori e Prishtinës, Ibrahim Berishën, e ka konfirmuar se dje pasdite është dorëzuar në prokurori një kallzim penal lidhur me këtë çështje, mirëpo ai tha se nuk e di se për kë saktësisht bëhet fjalë.

Berisha, gjithashtu bëri të ditur se Prokuroria tashmë është duke e hetuar këtë rast.

Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera