Lajme

Deputetët s’ia votuan Kurtit Kodin Civil, vjen reagimi nga Bashkimi Europian

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 16 March 2022

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, e ka cilësuar si zhgënjyese mosvotimin e Kodit Civil nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Szunyog, ai është legjislacion i rëndësishëm i cili nuk duhet të presë, shkruan lajmi.net.

“Pas hapave premtuese të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, mosbërja e njëjtë me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë në lexim të parë Projektkodin Civil të Kosovës.

Në sallën të pranishëm ishin 77 deputetë, 28 prej të cilëve votuan pro, 29 kundër dhe katër abstenuan.

Arsyeja që deputetët nuk i dhanë dritën jeshile këtij projektkodi ishte një nga nenet, i cili hapë rrugën për ligjin që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera