Lajme

Deputetët nuk ia ndalin monopolin Devollëve në homologimin e veturave

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 16 October 2020

Deputete e Kosovës nuk e kanë votuar projektligjin për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete.

Përmes këtij ligji, Vëllezërve do të iu ndalohet monopoli në homiligimin e veturave, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka deklaruar edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila është iniciuese e këtij projektligji.
Ndërsa deputetët miratuan raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019 dhe raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019.
Të zgjedhurit e popullit miratuan edhe raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019, si dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019.
Ndërkaq, është shtyrë propozim-rezolutës nga Interpelanca me kryeministrin Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike./ Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera