Lajme

Deputetët me mendime ndryshe për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 27 January 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës treguan qëndrimet e tyre për marrëveshjen e demarkacionit para ardhjes së keryeministrit të Malit të Zi.

Para ardhjes në vizitë në Kosovë të Kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq, deputetët dhe analistët nuk presin ndryshim qëndrimesh të dy shteteve për përcaktimin e vijës kufitare.

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj tha për rtv21.tv se Mali i Zi e ka kryer çështjen e përcaktimit të vijës kufitare me Kosovën.

-Advertisement-

“Unë nuk e besoj që ata do të vijnë për zgjidhje. Ma tepër e shoh si një lojë politike të Kryeministrit Haradinaj për të thënë e ftova, provum me bisedu”, tha Selmanaj.

Por deputeti Korab Sejdiu deklaroi se ose duhet të ratifikohet marrëveshja, ose të refuzohet ratifikimi.

“Aktualisht marrëveshja e cila është nënshkru, oase duhet të ratifikohet, ose të refuzohet dhe pastaj nëse refuzohet duhet të kthehemi në pikën zero dhe ta rinegociojmë me Malin e Zi këtë çështje”, tha Sejdiu.

Ndërsa Glauk Konjufca tha se qeveria ka qëndrim të qartë për demarkacionin dhe duhet të gjejë mënyra për të diskutuar me përfaqësues të këtij shteti.

Deputetët thanë se nuk i kanë marrë ende materialet që qeveria i ka dërguar në Kuvend.

Kryeministri i Malit të Zi do ta vizitojë Kosovën në javën e parë të shkurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera