Lajme

Deputetët me ‘karton të kuq’

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 30 June 2017

Sabri Hamiti për disa vite ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, derisa për pesë mandate ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës. Por, zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit e lanë për herë të parë jashtë legjislativit akademikun e LDK-së.

Këtë mandat nuk ka arritur të zgjidhet deputet as Arsim Bajrami e as Hajredin Kuçi, deputetë për disa mandate dhe ministra në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa ish-shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, e cila inicioi mocionin e votëbesimit për rrëzimin e qeverisë “Mustafa”, nuk është “shpërblyer” nga elektorati për edhe një mandat në Kuvend, shkruan “Zeri.

-Advertisement-

Megjithatë, disa prej kandidatëve për deputetë e shohin si krejt normale mossigurimin e votave të nevojshme për t’u bërë deputet, ndërsa të tjerët nuk pranojnë fare ta komentojnë rezultatin zgjedhor

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera