Lajme

Deputetët hëngrën dreka e darka mbi 50 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 14 August 2018

Kuvendi i Kosovës për tre muaj ka shpenzuar 52,407.20 euro vetëm për dreka zyrtare.

Në raportin i cili u është shpërndarë anëtarëve të Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa janë specifikuar vendet dhe kostoja e çdo dreke që është paguar nga Kuvendi, shkruan AktivPress.

Pjesa më e madhe e drekave rezulton të jetë shtruar në: HIB Petrol, Gizzi, Liburnia, Soma, por nuk mungojnë as drekat e përgatitura në Gagi, Tifanny e në Amazona.

-Advertisement-

Dreka më shtrenjtë që është paguar është 2,960.50 euro. Fatura për të i është paguar HIB-Petrolit. Për këtë drekë edhe drekat tjera që janë përgatitur aty, Kuvendi i ka derdhur në arkën e HIB-it, hiq më pak se 3,877.30 euro.

Por as restorant “Puro” nuk ka mbetur keq. Vetëm një drekë që është shtruar aty, Kuvendit i ka kushtuar fiks 1,800.00 euro.

Pak më lirë ka kushtuar një drekë zyrtare që është përgatitur në Hotel “Amazona”. Për të, Kuvendi ka paguar 1,680 euro.

Drekë që e ka kaluar njëmijëshen është shtruar edhe në restaurantin “Rron”. Ky biznes, për shërbimin që ka kryer, nga Kuvendi i ka marrë 1,110.90 euro.

Në listën e hoteleve dhe restoranteve ku janë ngrënë drekat zyrtare figuron edhe “Thai restaurant” në të cilin servohen ushqime aziatike. Një drekë në këtë restorant i kushtuar Kuvendit, 58.40 euro.

Shpenzimet e shumta për dreka zyrtare janë bërë në bufen e Kuvendit të cilën e mbanë “Shqiponja”.

Kuvendi ka paguar fatura për dreka zyrtare edhe për një sërë restorantesh tjera.

Gjithë këto shpenzime janë bërë në kohën kur deputetët kritikohen për mospunë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera