Deputetët gjermanë thonë se po punojnë që Kosova të anëtarësohet në KiE
Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 29 October 2024
Deputetet e Bundestagut gjerman tregojnë mes tjerash se Gjermania është duke u angazhuar për t’i ndihmuar Kosovës të siguroj mbështetjen e shumicës në Komitetin e Ministrave për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Pavarësisht faktit se më 16 Prill të këtij viti, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Kosova nuk gjeti mbështetje të mjaftueshme në Komitetin e Ministrave.
Shtetet kryesore brenda Këshillit të Evropës kërkuan në fund që shteti më i ri në Evropë të ndërmarrë hapa konkret drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe shkruan teve1
Por, në këtë rrugë Kosova nuk është vetëm. Deputeti liberal gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, thotë se Gjermania është duke punuar seriozisht që t’i ndihmoj Kosovës ta siguroj mbështetjen e shumicës për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Gjermania është njëra shtetet që më së shumti e mbështet Kosovën. Ishim ne që e shtymë Kosovën për të aplikuar në Këshillin e Evropës, sepse ne mendojmë që Kosova e ka vendin aty. Fatkeqësisht kur erdhi momenti për të votuar patëm frikë se Kosova nuk e kishte shumicën, andaj ne sugjeruam që aplikimi të shtyhej për një kohë tjetër. Ua garantoj që Gjermania është duke punuar në këtë drejtim për t’i ndihmuar Kosovës ta siguroj shumicën për tu anëtarësuar në Këshill”, shprehet deputeti gjerman Thomas Hacker.
E deputeti tjetër gjerman, Boris Mijatoviç, shprehet i befasuar që Kosova nuk gjeti mbështetje të mjaftueshme herën e fundit për tu anëtarësuar në KiE.
Ai thotë se kur të sigurohet mbështetja e shumicës do të caktohet një datë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill.
“Ishim të befasuar kur pamë disa shtetet që nuk ishin të gatshme në atë moment ta mbështetnin Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Pra diskutimet për këtë çështje janë duke vazhduar mes shteteve anëtare në Këshillin e Evropës. Kur të sigurohet mbështetja e shumicës atëherë do ta caktohet edhe një datë. Konsideroj se kjo është një çështje duhet të trajtohet me shumë seriozitet”, shprehet Mijatoviç.
Në anën tjetër Serbia ka lobuar aktivisht kundër Kosovës në këtë proces, duke e shkelur kështu Marrëveshjen e Ohrit.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.
Të tjera
-
Lista Serbe acarohet me Gërvallën në OKB: E fiksuar ndaj Radoiçiqit, falë tij e zgjodhët presidenten
Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla–Sch...
-
Bajrami për Mimoza Kusarin: Ka shëtitur në krejt partitë, s’ka kredibilitet
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për shefen e grupit parlamentar ...
-
Jo vetëm Durmishi, edhe Kurti ia krisi valles pas përurimit të një rruge 6 kilometra
Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i ës...
-
Rukiqi: LDK-ja synon 5% rritje ekonomike përmes investimeve
Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka shpalosur synimet për rritjen ekonomike t...
-
Raporti i BE-së për Kosovën, Krasniqi: Kjo qeverisje e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Raporti i Bashkimit Evropia...
-
Britania në Këshillin e Sigurimit: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta, Serbia të luajë rol konstruktiv
Sot në Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shpreh...
-
Bislimi: Do të zbatojmë rekomandimet e KE-së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ekzekutivi kosovar do ...
-
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen, në të cilën ka miratu...
-
Moti për javën e ardhshme kthjellime, por më ftohtë, minimalet zbresin nën 0C
Mendimi për motin – 30.10.2024 – Trendet javore Kushte të qëndrueshme atmo...
-
Kurti pranon “Raportin për Kosovën ”, thotë se Qeveria mbetet e angazhuar në rrugën e reformave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Shefin e Zyrës s...
-
Nisma mbledh Kryesinë, Limaj: Bashkë më të fuqishëm ti japim Kosovës të ardhmen që meriton
Në një takim të rëndësishëm me kryesinë e NISMA-s Socialdemokrate, kryetari i...
-
Gërvalla e cilësoi “politikan të shquar”, Kurti brenda një viti Ivanoviqin e bëri hero e kriminel
Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të ...