Lajme

Deputetët e rinj të Listës Serbe pranojnë mandatet, betohen sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 17 November 2022

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca këtë e ka bërë të ditur në seancën e sotme të Kuvendit. Ata kanë dhënë betimin e tyre sipas Kushtetutës së Kosovës.

Më 7 nëntor deputetët e Listës Serbe kishin dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, në vargun e dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

-Advertisement-

Ata po kërkojnë themelimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targa.

Presidentja Osmani ka shpallur 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera