Lajme

Deputetët e LDK-së: homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Minstrit Kolonel Ahmet Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 14 December 2018

Me rastin e mandatimit të sotëm në Kuvend, të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, grupi parlamentar i LDK-së ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i Ministrit të parë të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi, transmeton Gazeta inFokus.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së z. Ismet Beqiri ka thënë se kjo ditë mbetet historike për popullin e Kosovës dhe meritën e ka Komandanti i parë i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kosovës, ish-Presidenti Rugova, i cili ndërtoi rrugën për formimin e ushtrisë të shtetit tonë.

“Është kulmimi i sakrificës së popullit të Kosovës që rezultoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe, sot mandatimit të ushtrisë së Kosovës.

-Advertisement-

Po bëjmë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Komandanti Suprem i Ushtrisë së Kosovës për të kujtuar kontributin e tij drejt shtetformimit të vendit tonë, ne aleancë të fuqishme me ShBA-të, Gjermaninë, Britaninë dhe gjithë botën perëndimore”, ka thënë z. Beqiri në përkujtim te varri i Presidentit Rugova.

Njëkohësisht, deputetët e LDK’së, po bëjnë homazhe edhe tek varri i Ministritë të parë të Mbrojtjes së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi i cili dedikoi jetën për çlirimin dhe lirinë për një Kosovë të pavarur.

Urime qytetarëve të Kosovës formimin e Ushtrisë së Kosovës”, u shpreh z. Ismet Beqiri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera