Lajme

Deputetët e Kosovës takohen me Erdoganin, u siguron se Kosova ka përkrahjen e Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 21 December 2022

Disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Turqi, shkruan Gazeta Infokus.

Për këtë njoftoi deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ku edhe publikoi një fotografi me presidentin turk.

Krahas kësaj fotografie, Rrahmani ka thënë se Erdogan ka siguruar se përkrahja e Turqisë për Kosovën është më e fortë se kurrë.

-Advertisement-

“Si delegacioni falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë i ka dhënë Kosovës dhe po vazhdon ti jep në të gjitha fushat.

Presidenti Erdoğan siguroi delegacionin se përkrahja e Turqisë për Kosovën është më e fortë se kurrë dhe se marrëdhëniet e ndërtuara ndër shekuj do të forcohen edhe më tej”, ka shkruar deputeti i LVV-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera