Deputetët e AAK-së i kërkojnë Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë liberalizimin e vizave me ShBA-në
Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 10 May 2023
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, kanë pritur sot në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë.
Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Bashkë me kolegët deputetë nga AAK-ja, kishim kënaqësinë që në ambientet e Kuvendit të Kosovës të presim në takim delegacionin nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë. Në takim e falënderuam ShBA-në për mbështetjen në të gjitha etapat duke theksuar se miqësia mes dy vendeve është e përjetshme”, ka thënë Tahiri.
Ai ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga ambasadorët amerikanë që të lobojnë për liberalizimin e vizave me ShBA-në.
“Gjithashtu, kërkuam ndihmën e ambasadorëve për lobim në çështjen e liberalizimit të vizave nga ShBA-ja për qytetarët e Kosovës”.
“Ky takim është zhvilluar me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, të cilët i falënderuam për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe realizimin e kësaj vizite”, ka theksuar ai.
Tahiri ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.
“Në takim theksuam se synimi i shtetit tonë është anëtarësimi në NATO, proces ky që do të avancojë perspektiven integruese të Kosovës. Partneriteti me Ioëa-n deri më tani ka qenë një tregim suksesi sa i përket bashkëpunimit në forcimin e kapaciteteve ekzistuese të ushtrisë sonë”, ka shtuar Tahiri.
Të tjera
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...