Departamenti Amerikan i Shtetit deklarohet pas arritjes së marrëveshjes Kurti-Vuçiq
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/08/301230492_595883825507757_5780973160011676765_n-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:40 | 27 August 2022
Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për qarkullim me letërnjoftime. Nga DASH thonë se SHBA besojnë se të dy vendet nëpërmjet dialogut do të arrijnë te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe do të zhbllokojë të ardhmen e tyre evropiane.
“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të DASH për Express.
Tutje, Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se dialogu ka ndikuar shumë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ndërkohë, përderisa Dialogu ka atë fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Sipas tyre, deri në fund të muajit, bazuar në angazhimin e të dyja palëve dhe të emisarit special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, ata do të gjejnë një mënyrë që ta vazhdojnë dialogun në mënyrë paqësore për të ecur përpara.
“Pra, pres që deri në fund të muajit, bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe në punën e palodhur të Përfaqësuesit Special për Bashkimin Evropian, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore”, ka theksuar zëdhënësi.
Kujtojmë se sot, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet. Serbia ka vendosur të lejojë kosovarët të udhëtojnë nëpër territorin e saj. Njësoj është dakorduar edhe pala kosovare.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/434178109_945523566832917_4716854862130287286_n.png)
Të tjera
-
Serbi i arrestuar për spiunazh filmonte fshehurazi policinë e KFOR-in, është agjent rezident i BIA-s
Aleksandër Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, është arrestuar mbi dyshimet për s...
-
BE pas ndalimit të Festivalit “Mirëdita…”: Zhgënjyese, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit
Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festiva...
-
Arrestohet një i mitur për fajde në Lipjan, përfundon në ndalim policor
Një aksion i Policisë i zhvilluar në Lipjan ka rezultuar me arrestimin e një ...
-
“Nuk e keni kalu traumën e GJND-së” – Zëvendësministri Vokrri ballafaqohet me ish-ministrin e jashtëm serb
Zëvendësministri i i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vo...
-
Kryetari i Dragashit mban mbledhje urgjente pas vërshimeve, këto janë vendimet që u morën
Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka mbajtur sot takim urgje...
-
Valon Syla: Dimali po rren, edhe vetë ka qenë pjesë e tagjisë sa ka punuar gazetar
Gazetari Valon Syla e ka komentuar deklaratën e deputetit të VV’së, Dimal Bas...
-
Konjufca priti në takim delegacionin e deputetëve të CSU-së të Parlamentit të Bavarisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në ta...
-
Krimet Ekonomike arrestojnë instruktorin e një autoshkolle, mori ryshfet për t’ia kryer dikujt testin për patentë
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsio...
-
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksidentin në Keqekollë, ish ushtar i UÇK-së
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot mes një veture dhe një autobusi në...
-
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e ...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e 14 të lënduarve në aksidentin në Keqekollë ku një person humbi jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë, vdés 1 person, 14 të tjerë të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten në Keqekollë të Prishtinës në mes t...