Lajme

Denoncimi: Shefi i policisë ka dekonspiruar kapjen e Eskobarit të Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 17 December 2017

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë denoncimin e radhës npërmjet qytetatir dixhital për lidhjen e punonjësit të policisë Vangjel Xhavara me Klement Balilin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Qytetari i shkruan Berishës se ka fakte që shefi i policisë ka dekonspiruar kapjen e Balilit, i cilësuar nga mediat greke si Eskobari i Ballkanit, ndërsa shton se i ka parë edhe duke u takuar bashkë tek Santa Quaranta.

MESAZHI I BERISHËS
Balili i emëronte punonjesit e tij te larguar nga policia, ne pika kyçe ne komisariatin e Sarandes dhe Delvines!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

-Advertisement-

“Miredita Doktor!
Jam nje qytetar nga qyteti I Sarandes
Para disa vitesh kam punuar polic private tek security Balili (kompania e eskobarit)

Po esht e vertet qe ish shefi I Delvines Vangjel Xhavara ne kohen e PD prokuroria e Sarandes e ka shpallur ne kerkim per trafik narkotikesh pasi ndaj Ketij personi kishte prova, dhe u lirua nga detyra. Gjate kohes qe ishte pa pune ka punuar drejtues teknik tek Balili Security bashke me mua,ku ne thoshte sa te marre PS pushtetin do behem shefi madh

Kur erdhi ne pushtet RiLidhja (Rama) zoti Kelmend Balili e menjehere ka punesuar ne komisariatin e Sarandes si shefin kartotekes Vangjel xhavaren

Ky i fundit ka bere te mundur fshirjen e gjithë informacioneve dhe materialeve me rendesi Ndaj vetes tija dhe Ndaj familjes narko trafikante Balili

Informacioni ne fjale eshtë I sakte pasi re gjitha I kam degjuar nga vet shtetasi Vangjel Xhavara kur takohesh me Kelmend Balili tek Santa quaranta

Esht e vertet qe Vangjel Xhavara ka bere dekospirim per kapjen e Eskobarit
Te pershendes doktor dhe te duam fort” /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera