Sport

Dënohet zyrtari i Llapit

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 05 December 2017

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar zyrtarin e Llapit, Muhamet Rexhepi për shkak të ofendimeve në drejtim të gjyqtarit.

Ai do të jetë jashtë funksioneve të klubit për tre muajt e ardhshëm në të gjitha garat e organizuara nga FFK.

Ky është vendimi i FFK-së.

-Advertisement-

MUHAMET REXHEPI; zyrtar i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës  001413M88, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për largim  nga pankina e lojtarëve rezervë (ofendime  të rënda drejtuar asistentit  të takimit  Meriton Berisha) në ndeshjen e javës së XVIII-të të Vala Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – TREPÇA ‘89  e zhvilluar me datë 03.12.2017 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e zyrtarit Muhamet Rexhepi )

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së funksionit të zyrtarit në klub dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera