Dënohet me burg menaxheri i Taynas
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 03 November 2021
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur fajtor të pandehurin Rinor Hykolli, duke i shqiptuar një vit burgim efektiv. Ai akuzohet nga prokuroria se me dashje për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.
Gjyqtari i vetëm gjykues, gjyqtari Behar Ymeri ka njoftuar se dënimi ndaj tij do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi do të marrë formën e prerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Koha e qëndrimit në paraburgim ndaj tij do të llogaritet në dënimin e shqiptuar si dhe ndërpritet paraburgimi ndaj tij, ka njoftuar gjyqtari Ymeri.
Sipas aktakuzësmë datë 22.korrik 2021, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan, saktësisht në zhveshtoren e diskotekës Stop, i pandehuri Rinor Hykolli, me dashje dhe me përdorimin e atë qasshëm të dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.
Sipas aktakuzës i dyshshuari fillimisht e godet në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e revolës mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore , e më pas me grushta e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse në regjionin parieto oksipitale të kokës, e ënjtur me mavijosje në regjionin e pasëm të kokës ana e majtë, gërvishtje në fytyrë, ndrydhje e indeve të buta të regjionit të hundës dhe thyerje e kockës së hundës pa dislokim, lëndime të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë mbretës (jo i mprehtë), kështu që i pandehuri me veprimet e tij i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami
Me çka ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186, paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet./BetimipërDrejtësi.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...