Lajme

Dënohet me 18 muaj burg shoferi për aksidentin në Kamenicë ku vdiq një person

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 20 October 2020

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, e ka dënuar me 18 muaj burgim të akuzuarin për rrezikim të trafikut publik, Mërgim Salihu.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Sadri Krasniqi, i akuzuari po ashtu është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 20 euro, si dhe 30 euro për kompensimin e viktimave, ndërkaq të akuzuarit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim raporton “Betimi për Drejtësi”.

Krahas kësaj, ndaj të akuzuarit iu shqiptua edhe dënimi plotësues, ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej dy vite pas përfundimit të dënimit. Sipas gjykatësit Krasniqi, palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor, ndërkaq e dëmtuara familja Hyseni, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

-Advertisement-

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 14 tetor 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Mërgim Salihut, me arsyetimin se ai më 21 shtator 2020, rreth orës 19:00, në rrugën “Adem Jashari” në Kamenicë, ka rrezikuar trafikun publik duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre.Sipas aktakuzës, i akuzuari duke drejtuar automjetin e markës “VË Golf V”, nga pakujdesia, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës në mënyrë që ta ndali para çdo pengese të paraqitur në rrugë, ku një veprim i tillë është në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit për Rregullat e Trafikut, ashtu që me pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit të tij e godet këmbësorin S. H., i cili ishte duke trupuar rrugën nga ana e majtë për në anën e djathtë, nga drejtimi i lëvizjes së automjetit, me ç’rast si pasojë e kësaj goditje tani i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Me këtë, Mërgim Salihu akuzohet se kryer veprën penale, “rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera