Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg efektiv i akuzuari për plagosjen e nipit të Ramush Haradinajt
Autori: Gazeta inFokus
15:33 | 04 March 2021
Gjykata Themelore në Pejë ka shqiptuar dënim me burgim efektiv ndaj të pandehurit Fisnik Lajqi për veprën penale të tentim vrasjes, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu, i pandehuri Lajqi për tentim vrasje u gjykua me 15 muaj burgim, për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm 10 muaj burgim, dhe 800 euro gjobë për armëmbajtje paleje.
Duke zbatuar dispozitat e dënimit unik, ndaj Lajqit u shqiptua dënim me 1 vit e 8 muaj burgim dhe 800 euro gjobë.
Ndaj tij u shqiptua konfiskimi i armës dhe u lirua nga paraburgimi deri në plotëfuqishmërinë e aktgjykimit.
Kurse i akuzuari Demokrat Lajqi u dënua me 200 euro gjobë për veprën penale të sulmit, të cilën do të paguaj brenda afatit prej 30 ditësh.
Ndryshe, në seancën e sotme, i pandehuri Fisnik Lajqi, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja e shtetit Valbona Dishaj-Haxhosaj, e ka pranuar fajësinë për vrasje në tentativë, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje paleje.
I fajëshëm u deklarua edhe i pandehuri Demokrat Lajqi, i akuzuar për veprën penale të sulmit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në lidhje me këtë pranim të fajësisë u pajtuan prokurorja Haxhosaj dhe i dëmtuari Mustafë Ahmetxhekaj.
Në anën tjetër, mbrojtja të pandehurve Fisnik dhe Demokrat Lajqi, avokatët Gëzim e Dritëro Kollqaku, konfirmuan se pranimi i fajësisë i të mbrojturve të tyre, kishte ardhur si rezultat i vullnetit të tyre të lirë dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me të.
Mbrojtja propozoi që ndaj të mbrojturve të tyre, në rastin e shqiptimin të dënimit, të merren parasyshë të gjitha rrethanat lehtësuese, përfshirë këtu pranimin e fajësisë dhe pajtimin në mes familjes Lajqi dhe Ahmetxhekaj.
Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 22 dhjetor 2021, ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat e tentim vrasjes dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa e ka pranuar fajësinë vetëm për veprën penale të armëmbajtjes.
I pafajshëm ishte deklaruar edhe i akuzuari Demokrat Lajqi për veprën penale të sulmit ndaj të dëmtuarit Mustafë Ahmetxhekaj.
Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë më 14 dhjetor 2020, e ngarkon të pandehurin Fisnik Lajqi ase më 10 tetor 2020, rreth orës 12:15, në rrugën “Eliot Engel”, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Mustafë Ahmetxhekaj.
Sipas akuzës në mëngjesin e ditës kritike, fillimisht i dëmtuari Mustafë fjaloset verbalisht me të pandehurin Fisnik dhe dëshmitarin Nazmi Lajqi në lokalin”Dushkaja”, në Pejë, për shkak se i pandehuri Fisnik e kishte sharë Ramush Haradinaj(të cilin i dëmtuari Musafë e ka dajë), ashtu që po të njëjtën ditë, derisa dëshmitari Nazmi ka qenë duke hyrë në veturën e autoshkollës afër Fakultetit të Biznesit, ndalohet nga i dëmtuari Mustafë i cili e ndalon veturën e tij të tipi Porrsche, krahas veturës të dëmtuarit, del nga vetura për të biseduar me të, ashtu që në ato momente arrinë i pandehuri Fisnik dhe me të parë të dëmtuarin afër veturës së tij, nga brezi nxjerrë revolën e tipit “TT”, nga afërsia dhe nga prapa shtie tri herë në drejtim të dëmtuarit ku me dy plumba duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Fisnik Lajqi akuzohet edhe për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje paleje duke vepruar siç është përshkruar në dispozitivin i të aktakuzës.
I pandehuri Demokrat Lajqi akuzohet se në ditën kritike ka përdorë forcën ndaj të dëmtuarit Mustafë, pasi që i pandehuri e sheh të dëmtuarin afër dëshmitarit Nazmi të cilin e ka djalë të axhës, i afrohet të njëjtit dhe nga pas e godet në kokë me grusht dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Me çka ka kryer veprën penale të “Sulmit”, nga neni 184 par.1 të KPRK-së.
Të tjera
-
Dogana ia konfiskon 30 mijë euro një qytetari që po vinte nga Maqedonia
Afro 30 mijë euro janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, para të cilat kanë qe...
-
Rëndohet gjendja në Turqi, shënohet rekord i ri i rasteve me Covid-19
Turqia raportoi shifër rekorde prej 59.187 rasteve të reja me Covid-19 në 24 ...
-
Gani Geci del sot para Gjykatës
Rigjykimi për rastin ku Gani Geci akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, që ...
-
Anëtarja e kryesisë së LDK-së kritikon Gërvallën pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit
Anëtarja e kryesisë së LDK-së e ish-konsullja në New York e Kosovës, Teuta Sa...
-
BITCOIN-i, strategjia e vjedhjeve nëpër lokale të Kosovës!
Një grup i organizuar i hajnave është duke operuar nëpër qytete të ndryshme t...
-
Renditja e fundit/ Ky është shteti që ka pasaportën më të fuqishme në botë
Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë , kanë zbuluar renditjet e f...
-
Goditi me thikë një person në Zvicër, merret vendimi për kosovarin
Kosovari godet me thikë shoferin e motoçikletës pas një mosmarrëveshjeje para...
-
70 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje të rëndë
Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 94 pacientë me Co...
-
Brukseli kërkon pasaportat e vaksinimit për Covid
Brukseli dëshiron që pasaportat e vaksinave të jenë funksionale në të gjithë ...
-
ATK’ja ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit
Administrata Tatimore e Kosovs ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që kanë ob...
-
Gjatë muajit të Ramazanit nevojtarët mund të marrin bukë falas në këto furra të Ferizajt
Dora e biznesit ferizajas gjithmonë ka qenë e shtrirë për nevojat e qytetarëv...
-
Infektologu Sadiku flet për variantin britanik të Covid-19, thotë se përhapet shumë shpejt te të rinjtë
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka thënë...