Sport

Dënohet keq edhe Samir Sahiti, për shkelmim të lojtarit kundërshtar

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 23 October 2017

Edhe pse ishin cak i sulmëve, nuk ka shpëtuar pa denim edhe futbollisti i Vëllaznimit, Samir Sahiti, i cili pritet të jetë një munges e madhe për Ismet Munishin në ndeshjet e rradhës.

Ja vendimi i Komisonit Disiplinor i lëshuar sot:

SAMIR  SAHITI; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID Kartelës; 002269M88   dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër të fanellës 22  , në procedure të iniciuar disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave, për shkelmim të lojtarit kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes  së ndërprerë të javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI  e zhvilluar në stadiumin “Xhemail  Ibishi“ në Prishtinë  (raportet zyrtare nga ndeshja  dhe incizimet e treguara – të paraqitura televizive nga kjo ndeshje)

-Advertisement-

DENOHET

Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 1 pika 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera