Dënohet ish-drejtori i RTK 2
Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 30 January 2018
Zharko Joksimoviq, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pas kthimit të rastit në rigjykim, është dënuar me 6 muaj burgim. Ai ka qenë drejtor i RTK 2 për kanalin në gjuhën serbe.
Aktgjykimi është shpallur të martën nga gjykatësi Shashivar Hoti, i cili e ka njoftuar të akuzuarin se me pajtimin e tij, dënimin me burgim mund ta zëvendësoi me gjobë në shumë prej 2500 euro.
Joksimoviq, është obliguar që RTK-së, si palë e dëmtuar, t’ia kthej 1226 euro, në afat prej 15 ditësh, pasi ky aktgjykim ta merr formën e prerë.
Përpos veprës penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, Joksimoviq, ishte akuzuar edhe për veprën “legalizimi i përmbajtjes së rreme”, por për këtë vepër prokurorja Merrushe Llugiqi, është tërhequr nga aktakuza dhe gjykatësi Hoti më pas ka marr aktgjykim refuzues.
Pasi pjesë e akuzës mbeti vetëm vepra penale e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, Joksimoviq, si në herën e parë kur ishte gjykuar kishte vendosur ta pranoi fajësinë.
Para se të shpallej dënimi në këtë rigjykim, prokurorja Merrushe Llugiqi deklaroi se pas marrjes së vendimit të gjykatës së shkallës së dytë, prokuroria ka vendosur që të tërhiqet nga ndjekja penale për veprën penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
“Unë sot e përfaqësoj prokurorinë në këtë çështje penale kundër të pandehurit Zharko Joksimoviq, e cila përfshinë dy vepra penale, heq dorë nga vepra e dytë penale e përshkruar në diapozitivin e dytë e që është vepra penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme”, nga neni 403 i KPRK-së, me arsyetim se të gjitha këto veprime janë të përfshira në dispozitivin e parë të veprës penale “keqpërdorim i pozitës po autoritetit zyrtar dhe më të njëjtën vepër të vazhdohet, më tej”, tha prokurorja.
Gjykatësi Hoti theksoi pas kthimit të çështjes në rigjykim dhe rivendosje janë zbatuar të gjitha udhëzimet të cilat i ka dhënë Gjykata e Apelit.
Joksimoviq, edhe në gjykimin e parë, më 7 shtator 2017, pasi kishte pranuar fajësinë për dy veprat të cilat e ngarkonin ishte dënuar me dënim unik prej 6 muaj burgim, i cili mund t’i zëvendësohej me gjobë, duke e llogaritur çdo ditë me 20 euro.
Kundër këtij vendimi kishte ushtruar ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas së cilës, dënimi me burgim nuk është dashur të zëvendësohej me dënim me gjobë, por do të duhej të caktohej dënim me burgim adekuat.
Mbrojtësi i Joksimoviqit, avokati Kujtim Kërveshi kishte kërkuar nga shkalla e dytë që ta vërtetoi vendimin e shkallës së parë dhe kishte kërkuar që të refuzohet ankesa e prokurorisë.
Gjykata e Apelit, në vendimin e 27 dhjetorit 2017, kishte vendosur që sipas detyrës zyrtare ta anulojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, pasi sipas Apelit dispozitivat e aktgjykimit, bashkë me pjesën ndëshkuese janë të pakuptueshme dhe kontradiktore me arsyetimin.
Sipas Gjykatës së Apelit edhe pse i akuzuari e ka pranuar fajësinë për dy veprat penale për të cilat është akuzuar, përshkrimi faktik i diapozitivave të aktakuzës ishte i njëjtë si në veprën penale të “keqpërdorimi të pozitës zyrtare” ashtu edhe për veprën penale të “legalizimit të përmbajtjes së rreme”.
Apeli e ka konsideruar të parregullt edhe mundësinë e zëvendësimit nga dënimi me burgim në dënim me gjobë, në të cilën një ditë burgim do t’i llogaritej me 20 euro gjobë, derisa këtë mundësi të dënimit shkalla e dytë e ka konsideruar jo ligjore, dhe ka theksuar se dënimi me gjobë duhet të jetë i përcaktuar.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rremë, Joksimoviq i ka kryer në shtator të vitit 2013, pas aprovimit të kërkesës së tij për një vizitë pune në panairin e Teknikës dhe Teknologjisë në Amsterdam.
Joksimoviq akuzohej se pas aprovimit të kërkesës së lartcekur, udhëtim të cilin asnjëherë nuk e kishte realizuar, ka kërkuar rimbursim nga Shërbimi i Financave në RTK 2.
I njëjti ka paraqitur biletën e fluturimit, faturën e falsifikuar të qëndrimit në “Brussels Hotel Continental”, biletën e udhëtimit me autobus, Belgjikë-Amsterdam dhe vulën e fluturimit në vizën “Shëngen” në pasaportën e tij, me të cilat veprime ka vënë në lajthim zyrtarët e financave. Sipas aktakuzës, shuma të cilën Joksimoviq e ka përfituar në emër të këtij udhëtimi zyrtar është 1.226 euro./Betimi për Drejtësi/
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...