Sport

Denohet delegati i takimit Gjilani – Vëllaznimi

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 15 September 2017

Delegati i ndeshjës Gjilani – Vëllaznimi, Naser Sinani është denuar nga Komisoni Disiplinor i FFK-së, me një muaj ndalesë të kryerjes së funkcionit të delegatit.

Krejt kjo pasi i lartë cekuri ka fshehur rastin kur futbollisti Rusi goditi me kokë futbollistin e Vëllaznimit.

Ja vendimi i plotë i KD-së.

-Advertisement-

NASER SINANI ; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në kryerjen e detyrës zyrtare (fshehhja e rastit kur lojtari nikoqir godet me kokë pa top lojtarin mysafirë ) në ndeshjen e javës së ; katërt ( IV ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcionit të delegatit në kohëzgjatje për; 1 ( një ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës,në bazë të Rregullores disipinore neni 78 pargrafi1 pika 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera