Lajme

Dënohen kërcënuesit e Petrit Zogajt

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 15 January 2018

Dy persona janë dënuar me nga 200 euro gjobë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë pasi që të njëjtit para dy viteve e kishin kërcënuar drejtorin ekzekutiv të Lëvizjes Fol, Petrit Zogajn.

Zogaj kishte marrë kërcënime nga këta dhe disa persona të tjerë pas një paraqitje televizive në njërin prej emisioneve vendore ku kishte folur për të drejtat e komitetit LGBTI në Kosovë.

Lajmin për dhënien e gjobës për këta dy persona e ka konfirmuar vet Zogaj në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë:

Gjate dhe pas nje debati ne Klan Kosova ne 2016 per te drejtat e komunitetit LGBTI, pata marre kercnime te lloj-llojshme. Sigurisht i pata dergu ne polici te gjithe ato kercnime. Sot e mora aktgjykimin nga Gjykata Themelore ne Prishtine, ky dy prej dhjetra atyre kercnuesve jane shpalle fajtor per vepren penale Kanosje. Denimi eshte me gjobe prej 200 euro per secilin. Mire shume. Besoj qe edhe keta dy persona e kane marre mesimin e duhur, anipse, per keso lloj gjobash, te njejtit jane te gatshem me kercnu per cdo dite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera