Lajme

Dënohen ashpër sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 26 April 2017

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje lokale dhe Media, sot në mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Xhavahire Izmaku, kryetare, vendosi në rend të ditës edhe diskutimin mbi kërcënimet e fundit që u drejtuan në adresë të gazetarit Berat Buzhala, dhe të gjitha rastet e kësaj natyre që kanë ndodhur në periudhën e fundit.

Anëtarët e komisionit, përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare, dënojnë ashpër sulmet dhe kërcënimet e tilla dhe njëzëri kërkojnë nga organet përgjegjëse siguri shumë më të madhe për jetën dhe aktivitetin e gazetarëve në vend.

Komisioni për Media inkurajon institucionet për veprim dhe preventivë në rastet kur ka paralajmërime për veprime të ngjashme.

-Advertisement-

Anëtarët e komisionit diskutuan mbi mundësinë e mbajtjes edhe të një seance me qëllim të sensibilizimit edhe të mbarë shoqërisë në mbrojtje të fjalës së lirë, e cila në vendin tonë është e garantuar më kushtetutë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera