Lajme

Dënimi për Dritan Zaganin/ Taulant Balla nxjerr Edi Ramën shpifës për herë të dytë

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 29 October 2017

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Zonë e Lirë se Dritan Zagani është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dekonspirim të aksionit të policisë për llogari të një grupi trafikantësh.

“Zotëria eshtë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për dekonspirim të operacionit të të policisë kundër një grupi trafikantësh, pra për bashkëpunim me grupin e trafikantëve për të dekonspiruar aksionin e policisë. Është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ka folur ligji, pastaj ka folur ai. Është arrestuar për këtë fakt. Prokuroria ka hetuar dhe më pas Gjykata e ka dënuar” u shpreh Rama.
Menjëherë nga Partia Demokratike dolën të mbrojnë Dritan Zaganin, duke thënë se ai nuk ka asnjë dënim nga Gjykata. Në përpjekje për të nxjerrë bllof PD, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla paradite publikoi masën e arrestit për Dritan Zaganin. Veç faktit që “masa e arrestit” nuk është dënim, Balla nxorri si shpifës edhe kryeministrin Edi Rama.

Në orët e mbrëmjes, Taulant Balla kishe gjetur dënimin për ish Shefin e Antidrogës në Fier. Por me dokumentat e dënimit, Taulant Balla nxorri si shpifës jo vetëm demokratët që thanë se për Zaganin nuk ka asnjë dënim, por edhe kryeministrin Edi Rama. Sepse kryeministri mbrojti tezën se Dritan Zagani u dënua për dekonspirim të aksionit të policisë, kurse vendimi për dënimin është për largim nga banesa, gjatë kohës që gjykata e kishte lënë në arrest shtëpie.
Bëhet fjalë për largimin e Dritan Zaganit nga Shqipëria, kur ai sapo kishte dalë nga burgu dhe kohë kur sipas tij, kërcënohej vazhdimisht nga Habilajt. Sipas Zaganit Habilajt kërcënuan ta vrisnin atë vetë, bashkëshorten e tij dhe tre vajzat.
Duke ditur që Habilajt gëzonin direkt mbështetjen e Saimir Tahirit, Zagani vendosi të arratiset jashtë vendit. Kërkoi azil, që iu pranua nga shtetet e Bashkimit Europian dhe sot vazhdon të jetojë jashtë.
Me dënimin për thyerjen e masës së arrestit, Taulant Balla e ka nxjerrë Edi Ramën si shpifës. Përballë Zaganit qëndrojnë ende sot Habilajt dhe Saimir Tahiri. Moisi Habilaj është i arrestuar për trafik droge në Itali, ndërsa Saimir Tahiri shpëtoi nga arrestimi me votën e deputetëve të Partisë Socialiste.© Lapsi.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera