Sport

Denime për gjashtë klube kosovare

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 15 Shtator 2017

Komisoni Disiplinor i FFK-së,  ka denuar rënd gjashtë klube ku më së keqi e ka pësuar skuadra e Kikë-së.

Nga skuadrat e Superligës, Gjilani është denuar me 1500 euro ( raportet e zyrtarëve; fuerje, sharje dhe ofendime minutat 51,58,80 ,drejtuar trajnerit dhe lojtarëve mysafir, – ndalja e lojës për disa minuta dhe kërkesa e gjyqtarit që të ndërpriten ofendimet e tifozerisë nikoqire ).

Prishtina dhe Vllaznia janë denuar me nga 1000 euro secila, për lëshime në organizim.

-Advertisement-

Kurse tek Liga e Parë, Kika është denuar dy herë me nga 1000 euro, hera e parë ( raportet e zyrtarëve ; hudhje e gjasendeve në fushë nga ana e tifozerisë së Kikës si dhe fyerje, ofentime dhe sharje në kor drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) kurse  në herën e dytë ( kërcnime nga ana e spectatorëve nikoqiir drejtuar gjyqtarëve – raportet e zyrtarëve dhe deklaratat shtesë nga kjo ndeshje ).

Ndërsa edhe Bashkimi e Ferizaji janë denuar me nga 1000 euro secila, shkaku i lëshimeve në organizim të ndeshjeve.

Në total plotë 7500 euro denim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy