Sport

Dënim i rëndë për Rooneyn, 100 orë punë për komunitetin dhe dy vite pa patent shofer

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 18 September 2017

Sulmuesi anglez, Wayne Rooney pranoi akuzën për drejtim të veturës në gjendje të dehur, në orët e para të mëngjesit të datës 1 shtator.

Sulmuesi i skuadrës angleze Everton u shfaq në Gjykatën e Magjistraturës “Stockport” këtë të hënë, duke e pranuar fajin e tij.

Në datën 1 shtator, 31-vjeçari u arrestua nga policia në “Wilmslow”, në Cheshire, për të dalë më pas në lirim me kusht.

-Advertisement-

Pas përfundimit të seancës, sulmuesi u ndalua që të drejtojë makinën për dy vite, ndërkohë që do të jetë i detyruar që të punojë 100 orë në shërbim të komunitetit.

Ndërkohë, sipas medieve angleze, Rooney do të dënohet edhe nga Evertoni me 300 mijë funte.

“I kërkoj falje familjes dhe klubit të Evertonit. Jam thellësisht i penduar me veprimin. Dënimin do ta respektoj deri në fund”, deklaroi Rooney.

Rooney, muajin e kaluar deklaroi tërheqjen nga kombëtarja angleze pas 14 vitesh, pasi u bë shënuesi më i mirë në historinë e “Tre luanëve” me 53 gola të shënuara.

Ai u formua si futbollist tek Evertoni, por në vitin 2004 u transferua te Manchester United, ku qëndroi për 13 sezone. Këtë verë u kthye tek Evertoni, ndërkohë që këtë fundjavë u përball me ish-skuadrën e tij në “Old Trafford”, ku “djajtë e kuq” fituan thellë 4-0.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera